Arben Malaj për mbledhjen e Kongresit të PS: Kohë e humbur t’i japësh këshilla atyre që s’kanë veshë

0 Просмотры
Издатель
Ish-Ministri Arben Malaj ka qenë i ftuar këtë të enjte në Fax News për të folur mbi Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet ditën e shtunë në stadiumin Air Albania.

Ish-Ministri ka kritikuar ashpër Rilindjen për mbledhjen e Kongresit në stadium, duke nënvizuar faktin që Kongresi nuk është festë por një ngjarje e rëndësishme për partinë.

“Sepse fjala Kongres dallon nga fjala festë. Mbledhja e Kongresit ka një rëndësi të madhe për partinë. E treta, rilindasit janë të fokusuar më shumë te festimet sesa te përgjegjësitë. Siç e kam theksuar, në ndjekjen e kujdesshme që bëj, nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Këtë nuk e gjej as te Partia Komuniste e Kinës që përfaqëson 1.4 miliardë banorë që nuk bëjnë kongrese në stadium”, tha Malaj.

Më tej ish-socialisti shtoi se qëllimi i vërtetë për t’u mbledhur në stadium nuk kanë qenë rregullat anti-Covid, siç mundohen ta justifikojnë figurat pranë PS-së, sepse po të ishte kjo arsyeja, atëherë do ta mbanin online.

“Nëse do bëhej për anti-Covid mund të bëhej në ëebinar. Ti dëgjon, bdërsa në stadium ti vetëm brohoret. Kot lodhen disa figura pranë PS për të justifikuar domosdoshmërinë e mbajtjes së Kongresit në stadium. Nuk e di cila është arsyeja e mbajtjes së Kongresit në stadium. Na bëka një Kongres të jashtëzakonshëm në stadiumin Kombëtar. Kam dhembshuri për socialistët e thjeshtë. Duhet një reagim i shoqqerisë. Modeli i pushteteve absolute është një model që e gëryen demokracinë”, theksoi Malaj.

Në fund, Malaj nuk e kurseu ironitë me ‘Rilindasit’, teksa u pyet nëse ka ndonjë këshillë për PS-në. Ai tha se është kohë e humbur t’i japësh këshilla atyre që s’kanë veshë.

“E para mbi të gjitha, ne duhet të kemi respekt për kohën. Ti japim këshilla atyre që i kanë veshët e mbyllur, është kohë e humbur“, deklaroi Malaj.

#faxweb #faxnews #zgjohu

Follow Fax News Albania

Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: https://www.youtube.com/channel/UCXdFDrI4f3ToxD-YfdvJ0Hw

For more content from click HERE: https://www.faxweb.al/

Like Fax News on Facebook HERE: https://www.facebook.com/faxweb.al/

Follow Fax News on Instagram Here: https://www.instagram.com/faxnews.tv/

Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Категория
Игровые приставки
Комментариев нет.