PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani vendos Gjykata Kushtetuese

2 Просмотры
Издатель
#oranews #rtvora

Kuvendi shkarkoi sot (9 qershor) me 104 vota pro Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.

Seanca nuk pati surpriza. Thuajse në bllok nga opozita e re dhe maxhoranca u shprehën pro largimit të tij.

Në votim morën pjesë 114 deputetë ndërsa në Kuvend nuk ishin të pranishëm Ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli, Korab Lita, Rudina Hajdari Amra Borova dhe Agron Kapllanaj.

Më përpara u votua me 104 vota pro dhe raporti i Komisionit Hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Por kjo nuk solli ndonjë ndryshim të axhendës së presidentit. Ndërsa në kuvend deputetët diskutonin për Metën, në Presidencë hidhej valle dibrane.

Përgjigjen ndaj maxhorancës e dha Bujar Kapexhiu i mirënjohur për intrigën e tij.

Në seancë surprizë u duk fjalimi i kryeministrit i cili u shpreh se Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën. Pro kreut të shtetit u renditën pak deputetë, si Lefter Maliqi e Artur Roshi.

Brenda 5 ditësh raporti dhe vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese. I takon kësaj të shprehet brenda një afati që është brenda 3 muajsh.

Tentativa e dyte
Në tentativën e dytë, socialistët ishin të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.

Kuvendi i Shqipërisë, u mblodh në orën 10;00, dhe u mbyll rreth orës 15:00 duke miratuar ka miratuar raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur këtë kuvend "një partiak".

Meta disa herë është shprehur se do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/ps-shkarkon-meten-me-vota-104-pro-tani-vendos-gjykata-kushtetuese-i802564

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Категория
Игровые приставки
Комментариев нет.